Barcelona merr vendimin e madh për Pep Guardiolën

Presidenti i klubit Barcelona Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se Pep Guardiola ka dyert e hapur për një rikthim në këtë klub.

45-vjeçari ka fituar 14 trofe, duke përfshirë tre tituj të La Ligas dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, si trajner i Barcelonës në katër vjet sa ishte aty.

Pas Barçës, ai kaloi për tre vjet te Bayerni dhe tani gjatë verës i është bashkuar Manchester Cityt.

“Është normale që ai kaloi në Premier Ligë dhe shpresoj që një ditë të kthehet këtu. Nuk i dihet. Ka shumë njerëz që ishin në klub, u larguan dhe u kthyen. Nuk i dihet kurrë, por tani për tani ai është i koncentruar te City”, ka thënë Bartomeu për “Telegraph”, transmeton koha.net.

Barça e City takohen të martën në Ligën e Kampionëve, pak javë pasi katalonasit triumfuan 4 me 0 në ndeshjen e parë në Camp Nou


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu