Një krijesë misterioze filmohet duke lundruar në ujërat e Alaskës (VIDEO)

A është kjo video dëshmi se ekzistojnë përbindëshat e detit apo thjesht është një litar i mbuluar me akull që lundron nëpër ujë?

Craig McCaa i cili punon për Zyrën e Menaxhimit të Tokës në Alaskë, ishte duke realizuar disa fotografi në lumin Chena gjatë javës së kaluar, kur zbuloi një krijesë pesë metra duke lundruar nëpër ujë.

Videon e realizuar nga McCaa ku shihet një krijesa misterioze duke lundruar, është duke bërë xhiro e internetit, duke nxitur dyshimet se mund të ekzistojnë përbindësha të detit.

McCaa planifikonte të shkrepte disa fotografi, për të kapur ndryshimet e peizazhit pasi që akullnajat kishin marrë forma interesante në sipërfaqen e lumit në Fairbanks të Alaskës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu