Dalja e votuesve në zgjedhje

Shkrimi është opinion i rregullt i autorit në javoren “Fokus”, publikuar me 18.10.2016

Nëse bëhej përzgjedhje e komponentit më të rëndësishëm për zgjedhje demokratike, korrekte, të lira dhe para se gjithash të besueshme, me siguri ky do të ishte fluksi i votuesve. Para se të përpiqem të shpjegojë, pse është kështu, të theksoj se këtu me fluksin mendoj në numrin e përgjithshëm të votuesve, e jo në përqindjen e daljes nga cilado listë zgjedhore. Kjo  ndodh për shkak të faktit se lista zgjedhore akoma konsiderohet  “jo aq e pastruar”, por edhe për shkak të faktit se nuk kemi as regjistrim të popullsisë. Diçka që do të shërbente si numër ultimativ, nëpërmjet të cilit do të verifikohej lista reale zgjedhore.

Fluksi është komponentë i rëndësishëm, dhe për shkak se  është dhe një nga faktorët e zgjedhjeve që është në duart e qytetarëve, e jo të palëve. Në një shtet normal edhe institucionet do ishin në duart e qytetarëve, por këtu me agresion partiak janë uzurpuar nga Komisioni Zgjedhor e deri tek dhe autoritet rregulluese të medieve. Duhet vetëm të kujtojmë se para zgjedhjeve keqpërdoren madje edhe anketat që të mësojmë se qytetarëve iu ka mbetur vetëm fluksi, dhe nëpërmjet  asaj që kanë në dorë drejtpërdrejtë të kontribuojnë për zgjedhje të besueshme.

Në Maqedoni, ku për shkak të emigrimit dhe për shkak të insuimit, që në fillim ka një firë të madhe të votuesve. Humbja  e votuesve që ekziston që në fillim me numrin e përgjithshëm të votuesve këtu është shumë e madhe,  kjo është e përllogaritur në cilëndo listë zgjedhore, qoftë ajo e shtetasve, banorëve ose e qytetarëve.

Po ashtu, shkaktar tjetër i humbjes se votuesve  është ndarja e padrejtë strukturore e gjashtë njësive zgjedhore. Kjo ndarje nuk asnjë logjikë vendase maqedonase, përveç padrejtësi strukturore. Shihni si çdo gjë tjetër në Maqedoni, që nga ligat e futbollit për të rinjtë, e deri te komunat dhe rajonet janë ndarë në tre, katër, tetë ose ndarje të tjera. Vetëm njësitë zgjedhore janë gjashtë. Siç duket, me shkak të  strukturës së padrejtë  të sistemit ndaj qytetarëve dhe vështirësimit që ato të ndikojnë në zgjedhjet nuk asnjë logjikë tjetër për një ndarje të këtillë.

Fluksi ndikon drejtpërdrejtë edhe pas zgjedhjeve dhe prandaj ne, për shkak të daljes së ulët ne votime shpesh herë kemi qeveri pakicë që vetëm në dukje është shumicë, e jo me përkrahje të mirëfilltë të shumicës. Që të mund më pas të implementon reforma ose të zbaton ligje. Në fakt fituesit në disa cikle zgjedhore, të cilat rrallë herë preferojnë të thirren në popullin, mezi  kanë pasur një të tretën e numrit të përgjithshëm të votuesve. Kështu kur askush nga ata më vonë nuk përpiqej të merrte përkrahje paszgjedhore, mbetej që të përpiqej të implementonte reforma dhe të zbatojë ligje me vetëm një të tretën të përkrahjes. Diçka fillimisht pak, për të përgjithshmen e plotë.

Në Maqedoni, fatkeqësisht edhe për shkak të historisë çerekshekullore të demokracisë edhe te votimi akoma ekziston kuantum i votave të cilat mund të blihen ose të ofrohen. Edhe pse ky numër edhe përskaj paragjykimit të përgjithshëm për shifër, është i vogël. Njashtu gjatë zgjedhjeve parlamentare, nuk ndikon aq shumë e edhe pse shkaku se nuk është i vullnetshëm dhe si i tillë pa bereqet, megjithatë ai ekziston dhe mund të konsiderohet si agresion i drejtpërdrejtë dhe kundër asaj mund të luftohet. Sa më shumë që fluksi të jetë i madh, për aq do ta zvogëlojë efektin e çdo vote të blerë, të ofruar ose të vjedhur. Nëse fluksi në të vërtetë do jetë masiv, atëherë ai do bëjë të pavlefshëm votimin e tillë, krejtësisht.

Megjithatë, në fund të fundit që të sqarojmë se sa fluksi është i rëndësishëm do të duhet të themi edhe atë se sa bojkotimi është i pamundur. Gjatë përzgjedhjes së lirë, ky gjithsesi është një opsion i mundur, por për shkak të pamundësisë së artikulimit politik të së njëjtit është dhe mbetet i kotë. Sidomos në zgjedhje që nuk kanë as pragun minimal të vlefshmërisë së daljes në votime. Sado i vogël të jetë numri i votave, ato do përllogariten me modelin dhe rregullat e këtilla. Bojkotimi ishte metodë e cila në ciklet e fundit zgjedhore, në një farë forme, tashmë është provuar, por ai mbeti aq paartikuluar sa që as nuk është përmendur. A u brengos dikush se disa herë në disa nga njësitë zgjedhore, dalja e përgjithshme ishte më pak se gjysma, e fituesit mezi me një të katërtën e votave?!

Dhe në fund të përmendim edhe për asgjësimin e kotë të votës si opsion, duke kujtuar në numrin e përgjithshëm të votave të pavlefshme. Gjithsesi edhe këtu ka votues analfabet të cilët duke votuar kanë prishur votën e tyre.  Ka edhe të ekzaltuar deri në atë masë saqë kanë rrethuar të gjithë të vetët, ose të njohurit në listë dhe me këtë fletëvotimi është bërë i pavlefshëm. Por, këtu bëhet fjalë për një numër të përgjithshëm të madh të votuesve. Nuk ka aq shumë analfabetë dhe të ekzaltuar. Në këtë numër përfshihen edhe zhvlerësimi i qëllimshëm i votave gjatë përllogaritjeve. Diçka që flitet së është praktikë në mjedise rigoroze bipolare partiake kur aty shfaqet pala e tretë politike. Mirëpo, me këtë që ky numër në të gjitha zgjedhjet rritet, flet edhe për faktin se nuk është i vogël edhe numri i njerëzve të vetëdijshëm, të cilët fletën nuk e lënë bosh që të mos keqpërdoret dhe shkojnë në votim vetëm për ta shkarravitur.

Por, mosekzistimi i artikulimit politik, i një protestimi të këtillë me shkarravitje këtë metodë e bënë të kotë. Sado që të jenë këto shifra, asnjëherë nuk do të arrijnë asgjë, madje edhe sikur të ishin shumë alarmuese. Dëshmia më e madhe për këtë është se deri më tani nuk është ngritur asnjë  hetim nga prokuroria, madje asnjë hulumtim gazetaresk pse dalin aq shumë fletëvotime të pavlefshme?! /InfoShqip.com

Përktheu nga maqedonishtja: Luljeta Ademi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu