Frank De Boer duket se nuk do të jetë më trajneri i Interit. Mediat italiane raportojnë se vendimi është marrë në orët e pasditës së të hënës pas një mbledhjeje të aksionerëve të skuadrës italiane, e cila po përballet me rezultate tepër të pakënaqshme në kampionat.
Interi, nën drejtimin e De Boer ka shënuar humbje pas humbjesh, ku e fundit ishte ajo kundër Sampdorias fundjavën që sapo u mbyll, ç’ka duket se ishte edhe pika e fundit që derdhi “gotën” për De Boer.
Corriere.it raporton se ky është vendim i pakthyeshëm dhe zikaltërit janë në kërkim të një trajneri të ri.