Kanadaja ka vendosur të realizojë ëndrrën e shumë emigrantëve.
Rreth 300 mijë emigrantë do të mund të punojnë në Kanada në vitin 2017.
Qeveria kanadeze ka bërë me dije se baza e pranimeve do të jetë fillimisht 300,000 si banorë të përhershëm dhe shumica e tyre që do të përzgjidhen do të jenë emigrantë ekonomikë.
Këtë vit, sikurse ka ndodhur që nga 2011, Kanadaja ka pranuar 259 mijë shtetas të huaj, ndaj për ministrin e Emigracionit John Mçallum duke e bërë objektivin e përvitshëm 300,000 është një themel i fortë.
Ashtu si shumë vende të zhvilluara, Kanadaja ka një popullsi prej 35 milionë banorësh, por shumica është në plakje.
Ndërkohë, Kanadaja pritet të pranojë 450,000 emigrant, ndërsa ministri i Emigracionit tha se kjo është e mundur por jo për vitin 2017. /albeu.com/