Gëzuar ditëlindjen hero i tri luftrave kombëtare

Kushtuar 47 vjetorit të lindjes të heroit të tri luftrave, dëshmor i kombit Shqiptar      

                               SKERDILAJD BARDHYL LLAGAMI 

 

Në 31Tetor 2016 Skerdilajd Llagami, heroi i tre luftrave dhe dëshmor i kombit Shqiptar, kremtoi përvjetorin e tijë të dyzetë e shtatë. E deklarojmë këtë mendim dhe ide madhore, sepse dëshmorët e kombit kanë vetëm ditëlindje. Ata nuk vdesin kurrë, por jetojnë përjetësisht. Kjo vërtetohet historikisht, duke filluar që nga lashtësia e largët e deri në ditët tona të sotme. Historia jonë kombëtare njehë heronjë  të tillë, që nga koha para erës së re e pas sajë, në periudhën e mesjetës, gjatë pushtimit otoman, gjatë luftës për pavarësi kombëtare, në luftrat e ndryshme Ballkanike e Botërore, e deri në tri luftrat e fundit të Shqiptarve të trojeve etnike, Kosovë, Preshevë, Metvegjë, Bujanovc e  Shqipërinë  lindore, të uzurpuar padrejtësisht nga bullgaro folësit e vetë quajtur maqedon. Ky përvjetor u manifestua me ribotimin për herë të dhjetë, të librit për këtë  luftëtar  të lirisë, me autor Bardhyl Llagamin, babai i kollosit të këtyre tri luftrave. Dhimbja dhe dashuria atërore, u mpleks artistikisht me diskutimet, recitimet, kujtimet, këngët e filmimet për jetën dhe veprën e këtij dëshmori tri dimesional. Por shokët e atyre tri luftrave, dualën prej atij përvjetori, me një merak të madhë, atë të realizimit të veprës reale nga ky luftëtar hero, i cili në ato përleshje luftarake, dha dhe pikën e fundit të gjakut të vet, për të çliruar njëherë e përgjithmonë  e përfundimisht, vëllezërit e vetë të një gjaku, Shqiptarët e trojeve  etnike arbërore. Nuk është vetëm një merak i tyre, por dhe e drejtë morale, për  të pasqyruar e  mbrojtur vërtetësinë e ndodhive të rrugëve, nëpërmjet të cilave eci historia, që ata shkruan me gjak e sakrifica të mëdha. Në këtë mënyrë, del plotësisht i gjallë shoku ynë Skerdilajd Llagami. Kështu e paraqet dhe telegrami përshëndetës i dërguar nga Nënkryetari i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-ës Prishtinë Nasim Haradinaj.

 

TELEGRAM PËRSHËNDETËS

               Me rastin  e përkujtimit të ditëlindjes së heroit kombëtar të tri luftrave

                                                          Skerdilajd Llagami

Në emër të kryesisë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-ës dhe në emrin tim personal, ju shpreh nderimet dhe rrespektin më të lartë, për luftëtarin e tri luftrave të UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe UÇK-re Skerdilajd Llagami. Për Shqiptarët kudo që janë, emri i Skerdilajd Llagamit, është simbol i rezistencës, i atdhedashurisë e luftëtarit të devotshëm, i cili nuk diti kurrë të lodhet e as të mërzitet, në luftrat e shumta për çlirimin e trojeve Shqiptare, që kishin mbetë jashtë kufijve të Shqipërisë Londineze.Vepra madhore dëshmorit të kombit Skerdilajd Lllagami, nuk do të harrohet kurrë. Gjaku i tij u bë diell e hënë, që shëndrit trojet Shqiptare. Emri i tijë, u shëndrua në simbol të vetëdijes kombëtare. Vepra e tijë, u bë lapidar në zemrat e popullit Shqiptar.

I përjetshëm do të mbetet kujtimi i jetës dhe veprës  së Skerdilajd Lllagami!

Lavdi e përjetëshme , nderime e respekt për familjen Llagami!

Me nderime

Nën kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-ës Prishtinë

Kolonel   Nasim Haradinaj

 

Ndërsa luftëtarët e trungut amë, të inkuadruar në organizatën e tyre të luftës së UÇK-ës “shvlucktiranë”, e miratuar me vendim të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.1713 Datë 19.06.2006 dhe e njohur nga të gjitha istitucionet e shtetit Shqiptar, lidhur  me veprën heroike të këtij heroi e dëshmori legjendar, shkruajnë si më poshtë:

Në  fundin  e mijëvjeçarit  të  kaluar  dhe  fillimet e mileniumit  të  ri, në trevat  etnike  veriore  dhe  lindore  Shqiptare,  u  zhvilluan  njëra  pas  tjetrës tri  luftra Çlirimtare,  të përgjakshme  e  me  pasoja  tragjike,  që   morën  me  vete  me  mijra  jetë  njerzish  të  pafajshëm. Në  këto  marrëzi  makabre  e  mizore  të organizuara  nga  nacionalistët e tërbuar  Serb  dhe  Sllavët  e  vetquajtur maqedon,  bota  njerzore  u  njoh  nga  afër  dhe  larg,  me  krimin  masiv  barbar  Serbo-Sllav, i  cili,  nisur  nga  mënyra  dhe  përmasat  e  zbatimit,  ishte  dhe  mbeti  brënda  analeve  historike  të  kësaj  shoqërie  njerzore,  si  një  masakër   e  paparë  dhe  dëgjuar  ndonjëherë,  pas  asaj  të  Luftës  së  dytë  Botërore.  Veprimet  e  Ushtive  Çlirimtare  në tri luftrat, ishin  një  dukuri  e  rrallë  historike, jo  vetëm  për  kombin  Shqiptar, por  dhe  për  mbarë  popujt  në  tërësinë  e  rruzullit  toksor. Ato u kordinuan  imtësisht  me  lëvizjet politike, diplomatike, veprimet  ushtarake, burimet  ekonomike, si  dhe  krijimin  e hapësirave  të  reja  dimensionale, për  sjelljen  e faktorit  ndërkombëtar, në  mbështetje  direkte  të  këtyre  luftrave.

Gjatë zhvillimit të veprimeve luftarake  të këtyre tri luftrave, ranë si trimat në fushat e ndryshme të betejave 2480 dëshmorë të kombit Shqiptar, 2350 nga rradhët e UÇK-ës, 28 të UÇPMB-cit, 102 nga rradhët e UÇK-re, ku 71 prej tyre në tri luftrat  përfaqësojnë trungun amë.

Tri luftrat e fundit të Shqiptarve  ishtin  të  drejta,  parimore,  legjitime,  bashkëkohore,  profesionale  dhe  të  bazuara  në  traditën  luftarake  të  popullit,  që  i  organizoi  dhe  e  zhvilloi  ato. Qëllimi  i  tyre  ishte  dhe  mbetet  politik  dhe  jo  ashtu  si  e  trumbetuan  e  vazhdojnë ta propagandojnë Serbo-Sllavët, duke i trajtuar brënda etiketave të irridentizmit, separatizmit e terrorizmit. Historia e këtyre luftrave është aq e pasur, sa do të nevojiten  kapituj të tërë, për të evidentuar betejat më të rëndësishme të tyre. Ato u zhvilluan në  përputhje të plotë me kërkesat e kartës së OKB të Sanfranciskos, për  të  drejtat  e  popujve  e  kombeve  dhe  parimet e  kriteret e Aktit Final të Helsinkit, për  të drejtat themelore të  njerzimit. Si dhe të gjitha luftrat e tjera dhe këto patën kulminacionet e veta, nga ku lindën nisma e u muarën kthesa favorizuese, në interes të zgjidhjes të situatave dramatike të Shqiptarve. Qëndresa e Jasharajve Heroikë në Prekazin luftarak, me në krye legjendarin  Adem Jashari, jo vetëm që ngriti peshë Shqiptarët e kudo ndodhur, por jehona e sajë  ushtoi dhe tronditi një botë të tërë, duke i treguar mbarë njerzimit, se cilët janë Shqiptarët  dhe si e falin ata gjakun, për atdheun e tyre  të  dashur,  Nënën  Shqipëri.

Bota u shtang para  këtyre të papriturave dhe lëvizi menjëherë nga vendi, kur pa nga  afër me sytë e sajë, kufomat e masakrës barbare të Reçakut, të vrarë e coptuar nga  kriminelët  Serb  të Beogradit. Këta vampir të  pangopur  me  gjak Shqiptari,  duke lëvizur në fshehtësi  në  terrin e natës,  sulmuan befasisht  popullatën  e  pambrojtur  të këtij fshati, me një mori forcash e mjetesh të blinduara, duke groposur  të  shpërfytyruar,  të  gjithë  banorët pa dallim moshe e seksi. Kjo masakër, zbuloi fytyrën e vërtetë  të  krimit masiv të  organizuar Serbo-Sllav, jo vetëm të  sotëm, por dhe  të  atyre  të  kaluar në vite e  shekuj. Gjaku i derdhur në Prekaz, nga Jasharajt Legjendar, jo vetëm që nuk i mposhti luftëtarët e U.Ç.K.-ës, por për më tepër, i forcoi e i kaliti ata. U.Ç.K.-ës u organizua në përputhje me situatat e krijuara dhe kaloi në onfesivë të përgjithëshme. Duke u mbështetur  konkretisht nga Forcat Ajrore të NATO-s dhe ndihma e fuqishme e SH.B.A.-ës, U.Ç.K.-ës i rrëmbeu  Beogradit inisitivën dhe me luftime të ashpëra e të pa ndërprera, e detyroi Ushtrinë Jugosllave, të kapitullojë në Kumanovë sipas akt-marrëveshjes, që çuditërisht u nënshkrua,  pa  pjesmarrjen  e  vetë  U.Ç.K.-ës.

Brënda kësaj ushtrie  të vogël në numër, por të madh në shpirt e në veprim, u rreshtua dhe trimi i kryeqytetit heroik të gjithë shqiptarve Skerdilajd Llagami. Në këtë homazh historik përkujtimor të ditëlindjes së tijë, do të tregojmë për veprën madhështore të këtij heroi, i cili ashtu i pandarë në mendim e veprim, në tri luftrat e fundit të Shqiptarve, la gjurmët e tijë brënda historisë kombëtare. Në fundin e vitit 1998, u bë pjesë e U.Ç.K.-ës. Ashtu i thjeshtë e i heshtur, u rreshtuan brënda rradhëve të UÇK-ës, me një armë në krah, pa kërkuar asgjë për drejtim e komandim. E nisi luftën bashkë me luftëtarët e tjerë të UÇK-ës, duke u bërë njësh me luftëtarët në fushën e luftimit. të zonës Dukagjinit. Punoi pa u lodhur ditë e natë, për tu mësuar luftëtarve të asaj ushtrie çlirimtare, njohuritë për njohjen e përdorimin e armatimit  dhe mënyrat e veprimeve në fushën e luftës, për të gjitha llojet e luftimeve. Të dyja këto i gërshetoi me njohjen reale e konkrete të armikut, organizimin e tij, kompletimin me teknikë e armatim, si dhe taktikën që ai përdorte kundër U.Ç.K.-ës.

Duke dhënë ndihmesën konkrete brënda kësaj fushe, Skerdilajdi tregoi vlerat e duhura, jo vetëm si luftëtar, por dhe si edukator të shëmbullit personal. Detyrat që ai realizoi gjatë kësaj periudhe, lanë gjurmë të dukëshme në organizimin, drejtimin e luftimeve kundër ushtrisë Serbe. Viti 1999 nisi me tërë ashpërsinë dimërore, por krahas këtyre rëndesave të motit, situatat luftarake, në front e thellësi, u përkeqësuan më tepër se kurrë. Beogradi u hodh totalisht kundër Shqiptarve, me synimin e zhdukjes së tyre, e në pamundësi të realizimit të kësaj mënxyre, shpërngulja me dhunë drejt trungut amë. Teori dhe praktikë e njohur në shekuj e Sllavëve, Serbëve dhe Grekëve, për të shtyrë kufijt e zgjeruar shtetet artificialisht. Nisur nga kjo gjëndje, bota lëvizi nga vendi dhe ndërhyri nëpërmjet ajrit me forcat ajrore të NATO-s. Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës, nën drejtimin e Kolonel Bislim Zyrapit, lëshoi kushtrimin për mobilizimin e përgjithshëm. Skerdilajd Llagami me urdhër të Ministrit të Mbrojtjes të QPK-ës Azem Syla, mori detyrën e Komandantit të Bataljonit, në përbërje të operacionit “Shigjeta”. Realizimi me sukses i kësaj detyre nga ana e tij, i dha një emër të ri kuptim plotë “ komandant Shpendi”, sinonim i kryerjes të çdo veprimi luftarak në mënyrë të rrufeshme. Lufta, kohë pas kohe përcolli veprime të përgjakëshme, midis palëve ndërluftuese. UÇK-ës dita ditës forcoi pozitën e sajë politiko ushtarake, duke u njohur e pranuar nga ndërkombëtarët. Brënda kësaj ecurie politike e luftarake, trimi e luftës së Kosovës, nxori dukshëm vlerat  si organizator, drejtues e komandues. Luftëtarët përkrah tij njohën drejt përsë drejti dhe tërthorazi, cili ishte Skerdilajd Llagami brënda organizimit, drejtimit, komandimit e zhvillimit të  luftimeve, veprime këto të gërshetuara  ngushtë  me idealin kombëtar.

UÇK-ës në bashkëpunim direkt me NATO-n, i dha fund luftës dhe më 10 Qershor 1999, forcat ndërkombëtarë hynë bindshëm në Kosovë, por  me një veçori, rrugën  drejt Prishtinës, ua hapi e siguroi UÇK-ës, si forca e vetme në rrolin kryesor si trupë tokësore. Paslufta në në Kosovë u përcollë me lotë gëzimi, por dhe me hije dyshimi, për derisa u shpall shteti i Kosovës, nga parlamenti i populli i sajë. Pa u tharë ende  gjaku i atij populli, krisi pushka në Luginën e Preshevës. Shqiptarët  e Kosovës Lindore edhe pse të pakët në numër, u hodhën në luftë për të drejtat e tyre. Kushdo mund të mendoj  ndryshe, por e drejta qëndron fuqishën në krahun e tyre. Krejtësisht e bindëshme dhe plotësisht e ligjëruar, nga dy dokumente bazë, Karta për të drejtat e popujve e Kombeve  e Sanfrançinskos dhe Akti final i Helsinkit. Nisur nga të gjitha këto, trimi heroik i Llagamajve të Tiranës legjendare, hodhi sërish pushkën në krah dhe u nisë atje ku e lypi Atdheu. U rreshtua në rradhët e UÇPMB-it, atje ku kish nevojë ajo. Si dhe në luftën e Kosovës, Skerdilajd Llagami, dha ndihmesën e duhur, në organizimin, drejtimin, komandimin dhe zhvillimin e sajë. Lufta në luginën e Preshevës, kishte veçoritë e veta, me të kundërtat tepër të dukëshme brënda të gjitha sferave inkurajuese. Raportet e pa përshtatëshme për ecurinë e zhvillimit dhe mungesa e mbështetjes direkte nga faktori ndërkombëtar, solli marrëveshjen e Konçulit, akt i cili sanksionoi më tej uzurpimin  e padrejtë  të atyre komunave Shqipëtare, nga Serbia. Skerdilajdi në atë luftë, u nisë me ballin lartë, por u kthyen me shpirt të brengosur.

Shekulli i ri, që në ditë e para të tij e hapi siparin me luftë dhe nuk u ndal, por me të hyrë në vitin e tij të dytë, populli i Shqipërisë Lindore u hodh totalisht në luftë, për Çlirimin e trojeve etnike Shqipëtare, nga nga një shtet i paqënë e i panjohur  historikisht.  Në Londër, nuk u përmënd emri Maqedoni, e traktati i Londrës pas shpërbërjes së Jugosllavisë, humbi fuqinë e vetë vepruese. Ato toka, Jugosllavia duhej ti kthente Shqipërisë, sepse asaj ja kishte marrë padrejtësisht. Shqiptarët duruan, por dhe durimi ka kufi. Prandaj dhe u hodhën totalisht në luftë. Pushkëve të tyre ju përgjigjë  dhe Skerdilajd Llagami, heroi  për të cilin jemi mbledhur sot në këtë ditë përkujtimore të 47 vjetorit tçë lindjes sçë tijë. U rreshtua në rradhët e UÇK-re si komandant i njësitit të ndërhyrjes së shpejtë. Luftoi krah për krah vëllezërve Shqiptar, të Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës e komunave të tjera, të asaj krahine etnike Shqiptare, të uzurpuar padrejtësisht nga të vetquajturit bullgarofolës maqedon. Lufta në këto troje etnike Shqiptare, u zhvillua  e rreptë dhe me plot të papritura në favor të Shqiptarve. Theksohet kjo, sepse fitorja ishte pothuajse  në prag, por ndërhyrjet nga ana e ndërkombëtarve, e sabotuan  atë qëllimisht, në mënyrë të veçantë Europianët, të cilët nxorën nga sirtari marrëveshjen e Ohrit. Pasoja ishte e njëjtë, si ajo që solli Konçuli. Skerdilajdi dhe gjithë luftëtarët e tjerë, në të tri luftrat u nisën me një qëllim e ideal të vetëm, atë të bashkimit kombëtar.

Zhgënjimi e shoqëroi nga Kosova në Preshevë. Arritjet luftarake në Kumanovë, Shkup,Tetovë, Gostivar, Kërçovë e komuna të tjera të trevave etnike të Shqipërisë Lindore, krijuan imazhet për një fitore të mundëshme, por  ëndra e tijë u ndërpre në mes. Ra duke menduar për arritjen e qëllimit dhe pret që të tjerë ta vazhdojnë nismën e tijë. Skerdilajdi ra heroikisht në Bogovi të Tetovës më 29.06.2001, duke e përjetësuar veten në truallin arbëror të Shqipërisë Lindore.

Vijmë  në 47 vjetorin e lindjes të të Komandant “Shpendit”,  me 2480  trima të  rreshtuar  në  altarin  e  lirisë,  në  krye  të  të  cilëve  prinë  Legjendari  Adem  Jashari, komandanti që  la  gjurmë  të  arta  e rrezatuese brënda historisë madhore të popullit e kombit Shqiptar. Luftrat e UÇK-ës, U.Ç.P.M.B.-cit dhe U.Ç.K.-re,  ngritën  peshë  zemrat  e  gjithë  Shqiptarve të  kudo  ndodhur,  brënda  dhe  jashtë  Shqipërisë  Londineze. Fronti  i  këtyre  luftrave  u  shtri,  duke  kapërcyer  kontinente  dhe  oqeane. Vija  e  parë  e  tyre  ishte  në trojet etnike Shqiptare,  ndërsa  thellësia  përfshiu  gjith  tokën  Amë.  Nga  brëndësia  e  sajë  dolën  mjaft  trima,  që  luftuan  krah  për  krah  vëllezërve  të  tyre  Shqiptar  të  trojeve  etnike. Gjatë  zhvillimit  të  këtyre  luftrave,  u  bë  njësh  me  veprimet  luftarake  edhe  politika  e  shtetit  e  ajo  partiake. Ata  i  dhanë  asaj  lufte,  atë  që  kish  nevojë  ajo  dhe  populli i sajë. Me  veçori, duhet  theksuar  preokupacioni  i të  gjithë   Shqiptarve, për  të  pritur  e  mbajtur  të  dëbuarit  nga  këto  luftra.  Përkushtimi  i  dyanshëm  shtet  e  popull,  u  bë  mjaft  i  dukshëm,  aqë  sa  u  çudit  një  botë  e  tërë. Nëse  gjatë  luftës, bota  demokratike  u  befasua  me  heroizmin  e  Ushtrive Çlirimtare,  të  cilat  nëpërmjet  epopeve  të  veta,  treguan  se  cilat  ishin  e  përse  luftuan, ishte po   kjo botë, që u befasua me vetveten, lidhur me qëndrimin burrëror e të matur, që treguan të gjithë Shqiptarët  e kudo ndodhur, gjatë zhvillimit të atyre luftrave.

Nëpërmjet paraqitjes të veprës heroike të këtij kollosi të tre luftrave çlirimtare, u  premtojmë të gjitë dëshmorve të kombit e luftëtarve  të  një  ideali,  se  ashtu  si  dje  në  luftë  dhe  sot  në   paqe,  jemi  e  do  të  mbetemi  në  jetë  të  jetëve  për  krahë,  vëllezërve  Shqiptarë  të  trojeve etnike,  si  pjesë e  pandarë  e  një  trupi, gjaku,  gjinije  dhe  ideali  të  pa vdekshëm.  Luftëtarët  e  Ushtrive Çlirimtare  të trojeve etnike, pjesë e të cilëve ishte dhe  Skerdilajd Llagami, janë  dhe  do  të  mbeten  në  rrjedhat  e historisë kombëtare, si ndërgjegja, nderi  dhe  krenaria  e  kombit  Shqiptar. Duke qënë  pjesë  e  këtyre  formacioneve  ngadhnjimtare,  ata  janë  e  do  të  mbeten,  si  bijtë  më  trima  të  atyre  epopeve  madhështore, si  luftëtar  të Ushtrive Çlirimtare  dhe  pjestarë  të  epokave të lavdishme të tyre. Tri luftrat çlirimtare të Shqiptarve, në fundin e shekullit që shkoi dhe fillimet e shekullit të ri, ishin e do  mbeten  luftrat  e tyre,  që  duke qënë në rradhët e Ushtrive Çlirimtare, i dhanë një emër  të  madh jo vetëm vetes, por  të  gjithë  Shqiptarve  kudo  që  janë.

– Rroftë  Shqipëria   Atdheu  ynë  i  shtrenjtë!

– Lavdi  veprës  madhore   të  dëshmorve  të  Kombit  Shqiptar!

 

SPIRO BUTKA, KRYETAR  I  SHVL  TË  UÇK-ës  TIRANË


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu