Dy djem, 25 dhe 23 vjeç, u dënuan me burg nga Gjykata e Tiranës për shkak se komplimentuan me fjalë të pahijshme në distancë një vajzë në rrugë.
Të rinjtë, Leonard B. dhe David B. u kallëzuan për ngacmim seksual nga 20-vjeçarja me iniciale B.A. e cila pretendoi se ishte ndier e fyer dhe e frikësuar.
Ajo tregon se dy djemtë nuk i ishin afruar, por i kishin shoqëruar me frazat me veprime me natyrë seksuale.
Shfajësimi i Lenorad B. dhe David B. se vetëm e kanë komplimentuar vajzën nuk e kanë bindur gjyqtarin Ardian Kalia. Në një vendim të shpallur pak ditë më parë, të pandehurit u shpallën fajtorë për ngacmim seksual dhe u dënuan secili me një vit e gjashtë muaj burg.
Episodi ndodhi në një oborrin e pallatit të vajzës në një nga lagjet e kryeqytetit.
E dëmtuara ka dëshmuar se është tronditur mjaft nga shprehjet e thëna ndaj saj si “…sa e bukur je”, “të hëngsha…” me lëvizje të duarve dhe bërja e gjesteve të ndryshme në drejtim të saj, gjeste me natyrë seksuale, situatë kjo e cila sipas të dëmtuarës ka zgjatur dy ose tre minuta./Panorama