Edi Rama: Unë nuk jam as hero e as tradhëtar, ja pse po gabon Kosova

Në një avokati që i ka bërë vetes në lidhje me Shengenin rajonal, e gjithashtu qasjes kritike ndaj politikës refuzuese të Kosovës, Rama tha se ai nuk është as hero e as tradhëtar.

“Dje isha hero kur kërkova njohjen e Kosovës nga Serbia në Beograd, unë nuk jam as hero as tradhtar. Çfarë do thoni kur Kosova të vijë nesër në këtë tryezë? Që i harruan krimet? Nuk më rezulton që deri dje Serbia i kishte kërkuar falje Kosovës apo e kishte njohur Kosovën?, arsyetoi Rama.

“Kjo zhurmë e madhe është rezultat i atyre që duhet ta drejtojnë Kosovën drejt së ardhmes, por sot janë në një rreth vicioz që nuk e ndihmon të ardhmen.

Do reagoj ndaj atyre që mbushin rrjetet sociale me sharje, me fyerje, me damka, që s’kanë asnjë lidhje me mua, por unë jam këtu për të çuar përpara idenë time, që nuk është një ide e papërkrahur nga askush, por është e përkrahur me të gjithë. Jeni gabim vëllezër, jeni shumë gabim!”, theksoi shefi i qeverisë së Tiranës.

Rama i kujtoi lidershipit kosovar se kështu si po vepron vetëm po humbet, po humbet dhe miqtë ndërkombëtarë.

“Kosova nuk ka nevojë për një garë të brendshme se kush izolohet më shumë, apo kush shpik më shumë formula zhvillimi ekonomik që nuk qëndrojnë as në qiell as në tokë. Kosova duhet të qëndrojë afër Shqipërisë dhe miqve, që janë SHBA dhe BE, dhe të mos kthejë vizion e së ardhmes në një luftë politike të ditës.

Kush fitoi nga tarifa 100%? Kush fitoi?

Unë jam takuar me presidentin Thaçi, takohem dhe flas, unë nuk kam përgjegjësi detyruese apo urdhëruese, unë jap sugjerimin tim.

Jam 100% me të drejtën, se nëse nuk do të isha, të paktën një nga vendet mike, do të thoshte kjo nuk është ide e mirë. BE, Gjermani Franca SHBA, janë të trishtuara që Kosova nuk është pjesë”, tha Rama. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu