Shqiptarët vazhdojnë të jenë të nëpërkëmbur, keqtrajtuar dhe vazhdon të funksionojë një sistem qeverisës antishqiptarë. Andaj duke i parë shqiptarët në këtë gjendje nuk mund të rrija indiferent dhe për këtë arsye vendosa t’i bashkëngjitëm Lëvizjes BESA. Kështu u shpreh Arben Labënishti në emisionin “Arena” në Televizionin SHENJA, duke shtuar se platforma e BESËS, Ridefinimi, mund të jetë zgjidhje për problemet e shqiptarëve në Maqedoni.
“Nga të gjitha analizat që unë kam bërë, dhe duke ndjekur se si është zhvilluar skena politike shqiptare e pozitës dhe opozitës, gjykova që grupacioni që drejton Lëvizjen BESA janë djem të moralshëm, ndërkohë që ata kanë krijuar platformën RIDEFINIMI, që vlerësoj se është më e arritur nga platformat politike të partive tjera”, ka deklaruar Arben Labënishti, nënkryetar i BESËS.
“ Besoj që objektivi i marrëdhënieve të BDI-së, por edhe partive politike shqiptare pas 2001, në raport me popullatën shqiptare dhe politikën maqedonase ka qenë implementimi I marrëveshjes së Ohrit, që fatkeqësisht është një marrëveshje e cila u anashkalua, u tradhtua nga këto parti politike. Apo tradhtia e partive politike shqiptare që kanë qenë në pushtet gjatë kësaj kohe, kryesisht BDI”, tha më tej ai.
Duke folur mbi zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Strugë, ku Labënishti ishte në garë për tu bërë kryetar i Strugës, ai tha se ka dëshmi se është tradhtuar nga BDI në këto zgjedhje, në llogari të kundërkandidatit të tij Ziadin Sela.
“ Fatkeqësisht, periudha e fushatës për zgjedhjet vendore të 2013-tës, ka shumë dëshmi dhe periudha pas saj, që fatkeqësisht, unë u tradhtova nga partia. Arsyet pse ka ndodhur dhe si ndoshta duhet kërkuar”, deklaroi Labënishti.
Labënishti nuk zbuloi nëse do të jetë bartës i listës së Besës në
njësinë numër 5 ose kandidat për kryetar komune, por tha se në BESË është për një qëllim më afatgjatë. /SHENJA/