Është vetëm 17 vjet më i ri se kryetari Ali Ahmeti, ka qenë komandant në luftë, deputet në Kuvendin e Maqedonisë, tani është kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës dhe poashtu është Kryetar i Forumit Rinor të BDI-së. 40 vjecari Hisen Xhemaili, i cili nga themelimi i BDI-së në vitin 2002 mban postin e kryetarit të Forumit Rinor të BDI-së, ka shkaktuar pakënaqësi te të rinjët e kësaj partie pasi sipas tyre kontributi i tij te të rinjët është zbehur pasi vet ai tashmë nuk është i ri dhe është i fokusuar krejtësisht në gjëra tjera.
Sipas një antari të Forumit Rinor të BDI-së i cili për arsye personale dëshiron të mbetet anonim, rinistët e kësaj partie përdoren vetëm në fushatën zgjedhore si cirak për të ngjitur flamuj e për të rregulluar e dekoruar vendet ku do mbahen tubimet zgjedhore. “Rinia e BDI-së nuk ka asnjë përspektivë, neve na përdorin vetëm për fushatë kur ju duhemi dhe nuk na vlerësojnë. Vet kryetari i të rinjëve është plakur dhe është jofunksional për rininë e kësaj partie”