KIM MEHMETI
“Vlerësuar nëpërmjet emrave të kandidatëve për deputet, që qarkullojnë nëpër media, mund të priten një dukuri e mirë në bllokun politik shqiptar: që partitë të mos mbështeten gjithaq në emblemën e vet partiake, sa në vlerat individuale të kandidatëve që do i propozojnë!
Kjo dukuri do mund të jetë edhe më e theksuar te BD-ja, e cila është bërë simbol i së keqes dhe mjerimit politik shqiptarë dhe e cila, do bëjë çmos që nëpërmjet fytyrave të reja e të vlefshme të kandidatëve për deputet, ta shlyejë fytyrën e saj të turpshme që ka sot! Dhe duhet pranuar, i miri dhe i vlefshmi, mbete i tillë edhe kur nga halli bëhet shok me të këqijtë, por mirësia e tij bëhet e pavlerë, nëse shërben vetëm si kapak i kazanit përplot me qelbësira leniniste, e për të cilët thuhet se aq i ka trishtuar mundësia e mbetjes pa grazhdin e shtetit, sa pas 15 viteve sa janë në pushtet, tani kanë filluar të shohin se tabelat rrugore janë vetëm në gjuhën maqedonase, dhe t’i shkulin ato!?”