Kryeministrja britanike Theresa May ka dënuar të mërkurën vendimin e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) e cila ka ndaluar futbollistët e kombëtares së Anglisë të mbajnë lulekuqet në fanellat e tyre gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, duke e quajtur të njëjtin “Krejtësisht të egër”, raporton AA.
Lulëkuqja paraqet simbol të përkujtimit të luftës si në Angli ashtu edhe në disa shtete të tjera perëndimore.
“Mendoj se qëndrimi i FIFA-s është krejtësisht i egër”, tha May.
“Futbollistët tanë duan të përkujtojnë dhe të respektojnë ata që kanë dhënë jetën e tyre për sigurinë tonë. Mendoj se është absolutisht e drejtë që ata të jenë në gjendje për ta bërë këtë”, tha May para ligjvënësve në Parlament.
Sipas rregullave të FIFA-s, lojtarët nuk mund të shfaqin simbolet politike, fetare apo përkujtimore në fanellat e tyre.
Ndërhyrja e May sjell njohjen ndërkombëtare të një mosmarrëveshjeje e cila kryesisht u aktualizua nga mediat britanike, e cila është lëshuar në një fushatë që të lejohen lulekuqet gjatë ndeshjes më 11 nëntor, kur Anglia do të luajë kundër Skocisë në një ndeshje kualifikuese për Botërorin 2018 në Rusi.