Mënyra si nuk duhet hyrë në garazh me një Tesla Model X (VIDEO)

Duhet të mbani mend, që duhet të jenë të mbyllura. Në Tesla Model X, dyer e pasme hapen duke u ngritur lart dhe mbesin si dy krah, që i bën të papërshtatshme parkimet në hapësira të ngushta.

Por, si çdo veture tjetër edhe Model X duhet t’i mbyllen dyert, kur të parkohet apo të hyjë në garazh.

Gjatë hyrjes së garazh, një shofere ka treguar mënyrën më të keqe, se si nuk duhet hyrë, vetëm shkaku i një pakujdesie të vogël.

Telsa Model X e ka të integruar sistemin, që i mbyllë vet dyert, kur të ketë dalë pasagjeri, por nganjëherë kjo nuk funksionon si duhet.

Vozitja e pakontrolluar, ka bërë që dera e hapur të përplaset për muri, duke u shoqëruar edhe me një krismë të fuqishme.

Kjo përplasje, shihet që e ka lakuar metalin e derës, ndërsa mund t’ia ketë dëmtuar edhe mekanizmin e brendshëm.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu