Një tërmet i fuqishëm godet Italinë sot në mëngjes

Një tërmet i ri me forcë 5.5 shkallë Richter, e ka dridhur në orët e para të mëngjesit pjesën qendrore të Italisë, të cilën e ka goditur një seri tërmetesh

Ky është tërmeti i katërt i fuqishëm që në javën e fundit ka dridhur pjesën qendrore të Italisë.

Tërmeti u regjistrua në orën 01.35, rreth 50 kilometra në juglindje të Perugias, në thellësi 10 kilometra, njofton Reuters, shkruan Gazeta Express.

Italinë javën e kaluar e goditën tri tërmete të fuqishme, njëri nga të cilët kishte forcë 6,6 shkallë të Richte./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu