E rrallë/ 73-vjeçari ofron 4 mln lekë për atë që i gjen një bashkëshorte, por ka një kusht

E rrallë për ta besuar, por e vërtetë. Një 73-vjeçar, banor në Memaliaj, kërkon të martohet në pleqëri. Madje mblesit, i ka ofruar një shumë mjaft tunduese prej 3-4 milionë lekë të vjetra. Quhet Spiro Kamberi dhe është një ndër banorët e hershëm të Memaliajt, që kur është formësuar si qytet në fllimvitet ‘50.

Ka punuar në minierë dhe asnjëherë nuk e ka braktisur qytetin ku u rrit, u shkollua, punoi ku krijoi familje, dhe madje edhe kur varrosi me duart e veta, bashkëshorten e vet, që ka pak kohë që u nda nga jeta.

Për këtë shkak, i moshuari për të ngrysur vitet e fundit të jetës, kërkon të martohet dhe të gjejë një grua që t’i përgjigjet shijeve të tij. Kushti i vetëm dhe i panegociueshëm, është që ajo që do të lidhë “fatin” me të, të jetë nga Gjirokastra. Kjo, pasi sic thotë vetë Spiro për Report TV, e do nga zona e tij minoritare e origjinës, nga fshati Goranxi.

Vetë Spiro Kamberi, ka kontaktuar televisionin, për të “promovuar” kërkesën e tij të pazakontë në kushtet kur askush nuk i afrohet apo t’i gjendet pranë. I moshuari ka katër fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza, të gjithë të martuar e emigrantë në Greqi. Me fëmijët larg, 73-vjeçari kërkon që jetën ta ngrysë në krahët e një gruaje që ta dojë as më shumë dhe as më pak, aq sa gruaja e tij që s’jeton më./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu