Nënkryetari i ri Lëvizjes Besa, dr. Arben Labenishti intensivisht filloi takimet me bashkëqytetarët e tij në Strugë. Nga burime të sigurta, marrim vesh se prej ditës së parë që kur Labenishti u inkuadrua në këtë lëvizje, ai takimet e para i filloi me aktivistët e kësaj partie në degën e Çairit.
Menjëherë pas përfundimit të takimit me aktivistët, Labenishta filloi intensivisht që takimet e tij ti vazhdoj me qytetarët e Strugës.
Inkuadrimi i Labenishtes në Lëvizjen Besa ka alarmuar strukturat e Bdi-së bashkë me satelitët saj, duke alarmuar edhe njëherë se rreziku i vetëm për rrëzimin e leninistëve nga pushteti është vetëm Lëvizja Besa e cila ditëve të fundit në radhët e saj po inkuadron kuadro të reja me bagazh intelektual dhe moral.