Alarm për bombë në qendrën e armëve bërthamore në SHBA

Një objekt i dyshimtë është gjetur në një nga dhomat e qendrës së armëve bërthamore në Karolinën e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjentë të anti-terrorizmit po verifikojnë nëse pakoja e dyshimtë ka lëndë eksplozive.

Zëdhënësi i Departamentit të Energjisë, Jim Giusti nuk përjashton mundësinë se objekti mund të jetë mjet shpërthyes, gjë që do të rezultonte fatale nëse diçka e tillë është e vërtetë.

Qendëra bërthamore në fjalë është ndërtuar në vitin 1950 dhe shërben për të perfeksionuar materialet bërthamore të armëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu