Prej ditësh është ngjallur një debat mes kryeministrit Rama dhe mediave greke lidhur me momente të caktuara historike të së shkuarës. Ky debat ditën e sotme është zhvendosur në Parlament, aty ku Rama dhe deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule kanë replikuar me njëri-tjetrin. Në këtë debat, kryeministri Rama e vuri theksin te e kaluara duke dhënë fakte historike, dhe nga ana tjetër qetësoi gjithkënd lidhur me raportin që kanë dhe duhet të kenë me njëri – tjetrin dy popujt fqinj.
Në fjalën e tij Rama iu drejtua deputetit Dule me fjalët: “Grekët i kanë pritur si vëllezër shumë shqiptarë në vitet e veshtira 90′, sikundër shqiptarët i kanë pritur si vëllezër grekët gjatë luftës italo-greke. Por asnjë shqiptar si ka thënë asnjë greku ndërro emrin që të mbaj me bukë. Kështu që mos ta hapim këtë kapitull.”