Shqipëria “ia hedh paq” këtë herë, FIFA na jep vetëm gjobë

Tifozët kuqezi tashmë mund të shohin nga shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ndeshjen kundër Izraelit, pasi FIFA ka vendosur që të mos ndëshkojë FSHF-në me mbylljen e dyerve të impiantit për shkak të sjelljes të papërshtatshme të tifozëve të saj

Ndezja dhe hedhja e fishekzjarrëve gjatë ndeshjeve me Lihtenshtejnin dhe Spanjën kishte bërë të lindte frika se si përsëritës në ngjarje të tilla, Shqipëria rrezikonte mbylljen e dyerve të stadiumit për takimin e muajit nëntor, shkruan Panorama Sport.

Por në vendimin e dalë sot nga Komisioni Disiplinor i FIFA-s, për secilën nga ndeshjet e tetorit, FSHF ka marrë nga një gjobë prej 25 mijë frangash dhe paralajmërim./Albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu