Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke komentuar ngjarjet e fundit në Himarë nënvizoi se “plani urbanistik i qeverisë atje është në shërbim të interesave të mbrapshta”. Gjatë fjalës në Kuvend, ai hodhi akuza mbi kryeministrin Rama dhe njerëzit e afërt të tij.
Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai ka kujtuar se Shqipëria e ka detyrim Kushtetues të mbrojë bashkëkombasit kudo që ndodhen në botë.
Dule e ka paralajmëruar se sjellja e tij do ketë kosto me Greqinë.
“I keni hyrë një aventure, e cila ka një kosto. Ju s’mund të mbuloni me asnjë retorikë sado e rafinuar të jetë, atë akt prej grabitqari që ke ndërmarrë në zonën e Himarës. E di mentalitetin, fabrika e propagandës, do ndryshojë edhe folklori, trim mbi trima ai Gjergj Elez Alia, por ka filluar të përsëritet “ai trim mbi trima Edi Rama”, raporton Portali “Albeu”.
Është një llogari e humbur, se populli shqiptar, është një popull që jo vetëm në zonat kufitare, por ka lidhje familjare, shoqërore e biznesi… Ti preferove të zgjedhësh një gravurë me një minare, ajo është fakt historik që ai vend ka pasur edhe një minare, por asnjë s’ka dashur ta shohë si të tillë se mbetet për ta altar i vlerave të demokracisë.
Ti ndoshta edhe Perikliun e shikon me çallmë, por u jep të drejtën të gjithë atyre që të shikojnë, të të shohin si një luftëtar i jeniçerëve i ndërsyer në kohërat e shkuara drejt Vjenës.
S’të shpëton asnjë retorikë nacionaliste, as nga Partia e Blushit as nga dekreti që do rrëzohet masivisht në këtë Parlament, sado ta vonosh, ndaj është momenti të pranosh dështimin tënd në cdo fushë të aktivitetit qeveritar dhe në vend të justifikimit të saj të dalë boje, me qëllim mos bëhesh streha e fundit e asaj ç’ka është nacionalizmi.
Juve jeni të dehur, se kuptoni ku jetoni, keni humbur kontaktin me realitetin, një gjeneral madhor vizitoi divizionin e Gjirokastrës, e dinin pasionin e tij për tavolina të mëdha dhe i kishin pjekur një qengj vetëm për të dhe nën avujt e rakisë, i thotë komandanti i divizionit, për një orë kapim Janinën, gjenerali i thotë pi dhe një dhe kap Athinën. ǒdehu zoti kryeministër, është koha”. /albeu.com/