Hashim Thaçi ka akuzuar Ali Ahmetin për vrasjen e Zahir Pajazitit

Në rrjetin social facebook, është zhvilluar një debat i ashpër mes ish bashkëluftëtarit të Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli dhe njërit ndër themeluesit të LPK-së, Ibrahim Kelmendi.

Kelemndi, duke komentuar një deklaratë të Zenelit, ka shkruar se mbledhja konsultative në Zajaz nuk ka ndonjë lidhje me vrasjen e Zahirit, Hakifit e Edmondit.

“Asnjëherë Ali Ahmeti nuk i ka fol këto fjalë dhe nuk i ka bërë ato veprime që i paske publikuar këtu. Mbledhja konsultative në Zajaz nuk ka ndonjë lidhmëri me Vrasjen e Zahirit, Hakifit e Edmondit. Janë gati të gjithë pjesëmarrësit dëshmitarë, që nuk ka pas aso diskutimesh aty. Të lutëm, Hasan, mos u shpërdoro e viktimizo nga inatet e thash e thënat. Na i publiko ato që i përmbajnë aktakuza dhe aktgjykimi për Ty dhe të tjerët që janë bashkë-gjykuar në të njëjtin proces gjyqësor, që të informohemi për variantin zyrtar serb, si dhe përse i bënë forcat pushtuese serbe ato vrasje dhe arrestime, kush duhet ti ketë dekonspiruar Zahiri me shokë dhe të tjera gjera që i ke në dosjen Tënde hetimore e gjyqësore. E ndershme, shoqërore, njerëzore, kombëtare, është të informojmë për ngjarje e vendime konkrete, si pjesëmarrës, ndërsa trillet dhe insinuatat vetëm se na komprometojnë. Të falënderoj për drejtkuptim e mirëkuptim. Lavdi Heroit Zahir dhe gjithë heronjve e dëshmorëve të UÇK-së”, ka shkruar Kelemndi, përcjellë “Bota sot”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i bashkëluftëtarit të Zahir Pajazitit, Hasani Zenelit, i cili ka shkruar se Nait Hasani, përmes Ali Ahmetit dhe me nofkë të tij ka ardhur te ekipi i tij gueril.

“I nderiuemi ynë “Plaku i maleve”, Ibrahim Kelmendi. Me detyrove qe t’ju kthej përgjigjen , edhe pse këtu janë duke me pritur shokët për kafe ne F. Kosovë. Se parit, un krenohem me KELMENDET e se dyti, këtë qka e kam shkruar , e kam dëgjuar nga bashkëpunëtori i Ali Ahmetit. Po ashtu edhe një analize e ber nga ne shokët e Zahirit, na qon ne përfundimin se: Kjo vrasje e trefishtë dhe ky “:SKANDAL”, është i qëllimshëm. Al Ahmeti, mua personalisht s’me ka prerë malin e as s’me ka shtyrë gurin e mexhes. Ju këtë e dini sigurisht. Sikur te ishte Aliu, trim burrë, do te kishte mbledhur shokët dhe do te ishte ballafaquar me ne, ne një ode private dhe do te kishim qene me te sqaruar rreth këtij skandali qe vrau ter piramidën e gueriles. Nen ) 1. Ju e dini se neper mes Ali Ahmetit, te ne ne guerile erdhi Nait Hasani dhe qka me e rëndësishmja erdhi me nofkën e Ali Ahmetit. 2). guerila as njefar nevoje nuk kishte për Nait Hasanin. Them ketë , sepse 3 grupet ekzistuese kishin komanduesit e vet dhe njiheshin ne mes vete. Zahiri njihej me Rexhep Selimin. Jo vetëm Zahiri por njihesha edhe un. Zahiri njihej me Luan Gharadinajn dhe me Lahi Ibrahimajn te dy këta te përmendur ishin komanduesit e grupit te Dukagjinit. Sipas nesh, Nait Hasani(VICTIMS),erdhi ne mesin ton si nje BOMB e kurdisur dhe pik”, ka shkruar Zeneli.

Më tej, ai ka pyetur Kelemndin se pse u vra Zahir Pajaziti bash pas takimit me Azem Sylën më 14 janar, pse u kap Nait Hasani bash pas fjalosjes me Azem Sylën.

“Ju i nderuam e dini se Zahiri kerkoj te takohej me njerëzit qe flisnin ne emër tonin ne diasporë. Zahiri, dënoj këto sjellje te Azem Syles, Ali Ahmetit dhe Xhavit Halitit(Sektori i vecant)! Ne i nderuam , e dimë se Zahiri me Azem Sylen , u takua nëpërmes vëllait tuaj Qerimit, ish Gueril dhe shok i yni.Paj …për ju i nderuam kam edhe këta pytje: Pse nuk u vra Zahir Pajaziti ne gjitha ato aksione? Pse nuk u vra ne vitin 1993?Po pse nuk u vra ne vitin 1994-95-96? E din bota se u vra ne vitin 1997,ket e di edhe ti i nderuem. Pse bash ket vit? Pse pas takimit me Azemin me 14 Janar?Kete duhet ta dekonspirojsh i nderuem Ibrahim Kelmendi. Pse s’u kap nait Hasani ne vitin 1995-96 po bash pas fjalosjes se Azem Syles dhe Zahirit . A te bën te dyshosh kjo pune?// Ju e dini i nderuem se un kam shumë fakte rreth Nait Hasanit. Këtë e dijne edhe Xhaviti e edhe Alia.E dijne edhe te gjithë shokët e Gueriles. Por ne s’po e dimë se kush e dekonspiroi Naitin.Varriante …. Aliu e gjuan topin te Xhaviti…Xhaviti te Aliu…Disa te tjerë te Qerimi…Te ju them te drejtën: UN kam shumë respekt per Kelmendet por jo per shoket e tyre sic jan Ali Ahmeti—Xhavit Haliti dhe Azem Syla. A janë këta qe shume her te kan keq perdor ,z Ibrahim Kelmendi?Jam shumë i mllefosur ne këta tre njerëz. Përfundimi i vjen: Vrite Zahirin_Merr pushtetin”, ka shkruar Zeneli.

Por Ibrahim Kelmendi, në lidhje me ketë deklaratë të Zeneli thotë së për atë për atë vrasje të trefishtë Lëvizja kishte formuar komision hetimor, sepse Hashim Thaçi e pat akuzuar Aliun dhe disa anëtarë të kryesisë se atëhershme.

“Dyshimet e komisionit ishin se burgosja e naitit e ka dekonspiruar Zahirin. Nuk i mbaj mend rezultatet hetimore të Komisionit, por di që Naiti ishte i dekonspiruar dhe atë ditë të kobshme Zahiri dhe Zogaj (ia harrova emrin), janë takuar në stacion të autobusave në Prishtinë. Duke dalë nga stacioni policia e ka arrestuar Zogajn dhe ju ka vardis lëvizjeve të Zahirit. Krejt legjitime janë dyshimet, deri sa të ndriqohet vrasja, por edhe dyshimet duhet pak me përngja. E mua mu duk se nuk përngjante ajo çka kishe shkrua. Tani është mirë ta dekonspirosh, cili bashkëpunëtor i Aliut të ka rrëfyer, meqë më nuk ka lezet pa emra, për gjera tejet serioze. Pritën dhe vrasjen ua ka bërë Serbia, sepse disa orë para vrasjes e ka bllokuar lëvizjen e makinave në atë rrugë, për ta prit vetëm makinë e Zahirit. Besoj, po merrem me dyshimet për variantet e mundshme të dekonspirimit të lëvizjeve të Zahirit ditën e kobshme, nuk po spekulojmë për pritë dhe vrasje, kush duhet ta ketë bërë, sepse dihet sa forca kishte angazhuar Serbia për atë pritë”, ka shkruar Kelmendi./Bota Sot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu