Xhavit Haliti, miku i Ali Ahmetit sulmon Bilall Kasamin

Politkani kontrovers kosovar, Xhavit Haliti, i cili ishte dhe një nga udhëheqësit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka sulmuar kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, për shkak se Kasami kritikoi ideologjinë e LPK-së, e cila në bazën e vet e ka marksizëm-leninizmin, respektivisht luftën kundër fesë.

Haliti, i cili akuzohet për vrasjen e një gazetari kosovar në Tiranë, për Zhurnal thotë se ndihet krenar që ka qenë njëri nga drejtuesit e LPK-së dhe anëtar i kryesisë deri në përfundim të luftës. Duke u shprehur se nuk është e nevojshme ta fsheh atë, nuk e fsheh dhe as që dëshiron ta fshehë këtë fakt.
“Me Ali Ahmetin kemi qenë nëpër organet drejtuese të LPK-së, dhe LPK-ja ka pas një program të cilin mund ta lexojë secili që dëshiron. Ky program ka qenë publik, bile i botuar edhe serbisht, anglisht, gjermanisht. Kështu që sa i përket ideologjisë, një parti politike pa ideologji në Evropë nuk vlerësohet. Pra, secila parti duhet ta ketë një ideologji të vetën. Tani Aliu është kryetar i BDI-së, nga vet emri shifet që ka një orientim të integrimit të shqiptarëve në drejtim të Evropës. Kemi pasur komunista të thekur që janë bërë demokratë të superthekur, kështu që unë mendoj se çfarë ke qenë dje është një problem në vete. Por sikur LPK-ja të kishte qenë një organizatë e cila nuk e ka bërë luftën edhe politike, edhe aktivitetin politik edhe protestat, edhe organizimet që i ka pas në Kosovë e në Diasporë, sikur t’kishte qenë një organizatë e fjetur dhe të mos kishte qenë kundër Jugosllavisë së atëhershme, me siguri që aktivistët e saj s’ishin ndjekur asnjëherë”, shprehet Haliti, duke u munduar të mbrojë mikun e tij Ali Ahmetin.

Ndryshe, që kur kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolal Gruevski i shpalli luftë Ridefinimit, strukturat e dyshimta të ish LPK-së janë trazuar dhe hedhin vrer kundër Lëvizjes BESA, duke u vendosur në mënyrë indirekte në anën e Gruevskit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu