Djali 3 vjeçar i këngëtarit të mirënjohur diagnostikohet me kancer (FOTO)

Një lajm tronditës ka ndarë vetë këngëtari Michael Buble me të gjithë fansat e tij, teksa ka njoftuar se djali i tij vetëm 3 vjeç është diagnostikuar me kancer.

Përmes një deklarate, ai ka thënë se shqetësimet për Noah-n nisën kur atij i’u shfaqën enjtje. Pas një vizite në Amerikë, çifti mori lajmin se djali i tyre vuante nga sëmundja e rëndë, e cila mendohet se i është shfaqur pas djegieve të rënda që ai mori në lëkurë. Disa muaj më parë, Noah pësoi djegie të rënda në lëkurë, pasi derdhi ujë të nxehtë.

“Jemi të shkatërruar nga ky lajm. Noah aktualisht po kurohet në Shtetet e Bashkuara dhe ne kemi menduar të shkëputemi nga jetët tona profesionale, për t’ju përkushtuar atij. Gjatë kësaj kohe të vështirë, kërkojmë të luteni bashkë me ne dhe të respektoni privatësinë tonë. Na pret një rrugë e gjatë para dhe shpresojmë t’ja dalim me mbështetjen e familjes dhe fansave”.

mic1 mic2


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu