Komandant Baruti: Na falni dëshmorë (FOTO)

Ish komandanti i UÇK-së Xhem Llamallari, i njohur si komandant Baruti, në rrjetin e tij social ka postuar foto nga varrezat e dëshmorëve në Haraçinë, duke u kërkuar falje dëshmorëve.

Ai shkrimin e tij në fb u kërkon falje Skenderit, Mirsadit, Agimit, Abazit, Zekirjait, Zijadinit dhe Beçit Sadikut.

“Na falni Skender, Mirsad, Agim, Abaz, Zekirja, Zijadin dhe Beçir Sadiku, që lejuam kriminelët vrastarë tu ju vijnë në konak. -Serjozishtë na falni, dhe e di se dotë na falni nga fakti se gjindemi në një pozitë të palakmueshme, sepse ata që është dashur të ju mbrojnë me ligjë, i kan fut veshët në lesh, kurse kolaborocionistët e shfrytëzuan për “mrekulli” ketë rastë. -Por, mos na falni, nëse lejojmë që vrastarët kriminel sllavo-kopil së bashku me kolaborocionistat shqipfolës pafundsishtë doti lejojmë të ju nënqmojnë dhe të ju përllosin. -Ju jeni të lavdishmit tanë, askush nuk guxon të vjen njeri në Haraçinë dhe të mos ju jep Lavdi”, shkruan ai në facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu