Kyeministri i përgjigjet kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dules dhe mbështetësve të tij në Athinë edhe për Himarën: Nuk ka dhe nuk ka pasë kurrë minoritet grek në Himarë.
Siç kishte premtuar, sot kryeministri Rama i ka dhënë përgjigje të qartë Vangjel Dules së PBDNJ-së dhe të gjithë atyre politikanëve në Athinë që kanë pretendime se po cënohet minoriteti grek apo që për ta nuk ekziston çështja Çame.
Në mënyrë të drejtpërdrejte kryeministri i ka bërë të qartë Dules se çështja çame është cëcshtje shqiptare dhe se në Himarë nuk ka pasur e as nuk ak minoritet grek. “Ka një shperhje të popullit shqëiptar por mendoj se edhe të popullit grek. “Para se të marrësh fshesën e të nisesh për të shpia e tjetrit, fshij një herë para pragut të shtëpisë tënde” ose shpreja tjetër në Ungjill, “Para se të heqësh ashklën në syrin e tjetrit, hiq traun në syrin tënd që të pengon të shohësh…”. Kryeministri i ka zgjedhur këto shprehje për të ilustruar mënyrën se si është sjellë qeveria greke e të gjitha kohërave me shqiptarët dhe e ka fjalën për ata të çamërisë dhe çështjen çamë. Duke iu drejtuar kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule dhe gjithë atyre grekëve në qeverinë e politikën e Athinës, që e konsiderojnë të paqënë çështjen çame.
Duke kujtuar disa herë që Greqia nuk e ka zbatuar kurrë reciprocitetin me fqinjët në respektimin e të drejtave të njeriut, rama ka sqaruar edhe një herë se çështja çame ekziston dhe është çështje shqiptare. Ja si e sqaron kryeministri Dulen dhe grekët që pretendojnë të kundërtën:
Deklarata
Nuk ka histori e të drejtë ndërkombëtare që e pranon që popullsia çame paska qënë bashkëpunëtore më nazizmin. Nuk ka të drejtë ndërkombëtare në Botë që pranon se edhe në se paskan qënë bashkëpunëtore me nazizmin popullsia çame të dënohet brez pas brezi duke i mohuar çdo të drejtë njerzore ashtu siç kanë bërë grekët me popullsinë çame.
E shkuara nuk mund të jetë një pengesë për të ardhemen përbashkët të popujve tanë. Përkundrazi zgjidhja e bazuar në të drejtën ndërkombëtare janë në interes jetik për të dyja shtete. Së pari ne dëshirojmë që lufta të mbarojë. Ne mirëpresim një akt të vlefshëm që të shfuqizojë dekretin mbretësor qi cili e konsideron shqipërinë dhe greqinë në gjendje lufte.. një mbetej arkaike e mbetur aty e riciklueshem nga cdo qeveri si një kujtim, jo sepse është nëj akt që krijon pasoja konkrete për qytetarët shqiptarë.
Vangjel!, Në qoftë se nuk të pëlqen çam ska problem, janë shqiptarë, në qoftë se nuk të pëlqen çështje çame ska problem, është çështje shqiptare, deh për këtë çështje kemi të gjtihë të drejtën të kërkojmë zgjidhej bazuar në të drëjtën ndërkombëtare”, tha Rama.