Kush është biznesmeni i ri shqiptar që shoqërohet me dhëndrin e Donald Trump? (FOTO)

Përveç sportistët, artistët dhe këngëtarët shqiptarë, edhe biznesmenët e rinj kanë arritur të depërtojnë, madje deri në “Shtëpinë e Bardhë”.

Njëri ndër ta është Adrian Krasniqi, djali i biznesmenit, Osman Krasniqit. Djaloshi nga Prishtina, vazhdon të takohet në “Shtëpinë e Bardhë” me dhëndrin e presidentit Donald Trump. Në fundvitin e kaluar, Michael Boulos, i dashuri i Tiffany Trump, vajzës së presidentit të ShBA-së, Donald Trump, realizoi një vizitë në Kosovë, që po ashtu ishte i shoqëruar nga Adriani. I riu nga Prishtina jeton dhe vepron në Londër, ku edhe ka të përfunduar shkencat politike dhe ka ambicie për t’u bërë një “lider” i ardhshëm. Ai poston shpesh fotografi nga Shtëpia e Bardhë nën shoqërimin e dhëndrit të presidentit Trump.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu