Vucic: Nuk e përjashtoj takimin me Kurtin, mirë që po e heq taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tha sot se pret takim me Kancelaren e Gjeermanisë, Angela Merkel, këtë muaj e shtoi si me pahir se nuk e përjashton një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Vucic tha edhe se është mirë që po paralajmërohet heqja e taksës që kanë shkaktuar dëm të madh dhe shtoi se dialogu i ardhshëm do të jetë nën ndikimin e madh të Berlinit sipas tij.

Vucic ishte mysafir në programin e mëngjesit në televizionin publik serb RTS dhe qëndrimi i rij ndaj tani Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte dukshëm më i butë sesa në krahasim me atë se çka tha për malazezët.

“Nuk e përjashtoj as mundësinë e takimit me Albin Kurtin. Është i mirë njoftimi për heqjen e taksës të cilat na kanë shkaktuar dëm të madh”. Ai shtoi edhe se do të ishte mirë që të “ulemi e bisedojmë për të ardhmen e shqiptarëve e serbëve, këto biseda duhet të ketë gjithnjë dhe gjithmonë është më mirë të bisedojmë. E më mirë që njerëzit në Serbi të flasin keq për mua e të pështyjnë çdonjërin prej nesh derisa ne të bisedojmë e të ruajmë paqen”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka deklaruar se do të hiqet taksa fjalë për fjalë por ka deklaruar se do të zëvendësohet me reciprocitet, pa u thelluar shumë në detaje. Dje Kryeministri Kurti për Zërin e Amerikës kishte deklaruar se nuk pret shumë përparim këtë vit në dialog me Serbinë drejt një marrëveshje por nuk e përjashtoi se është e mundur që të ketë një marrëveshje përfundimtare mes Serbisë e Kosovës në vitin 2020.

Ndërsa në Serbi sot Vucic u deklarua edhe për raportimet e mediave serbe që do të jetë Miroslav Lajcak, ministër në largimi i punëve të jashtme të Sllovakisë, i caktuar si përfaqësues i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se nuk mundet as ta mohoj apo pohoj një informatë tillë por nuk mund ta përjashtoj po ashtu.

Ai shtoi siç e kishte bërë edhe më parës se sido që të rrjedhin ngjarjet me dialogun, procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi do të jetë nën ndikimin e madh të Berlinit. Më parë nuk ishte dukur edhe aq i kënaqur me këtë fakt pasi siç kishte thënë “kjo do të jetë shumë e vështirë për ne”. Ai në të njëjtin rast ishte ankuar se “kompromisi u vra”.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu