Valon Bela i cili së fundmi është aktiv me Lëvizjen Ndryshe ka komentuar koalicionin në mes ASHsë dhe Aletrantivës.
Ai shkruan:
“Kur ju si opozitë koaliciononi me parti të Qeverisë ju de facto pranoni se politikat e Qeverisë/Pushtetit janë të mira, të drejta dhe të qëlluara.
Nuk e di se a me qëllim a jo, por ju sapo i keni dhënë pikë politike BDIsë duke dërguar mesazh të drejtëpërdrejt popullit se më mirë të mbani ‘status quo në’ me BDInë se sa të provoni eksperimentin tonë ku askush nuk i beson asnjërit.
Sdq, një është fakt. Kot flasim për çështjen shqiptare kur mendësia jonë flet për pazare pozitash e numrash”, – ka shkruar Bela në facebook.