‘President i keq’, ja si e konsiderojnë francezët Macron

Rreth 64 për qind e qytetarëve francezë e konsiderojnë Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, si “president i keq”, sipas rezultateve të anketave të grupit Odox.

Hulumtimi i opinionit publik që u realizuar me rastin e 1000 ditëve në pushtet të Macron, thuhet se 32 për qind e francezëve e konsiderojnë Macron “një president shumë i keq”, të kundërtën e mendojnë 36 për qind e të anketuarve.

Nga ata që kanë mendim negativ për presidentin francez, 62 për qind konsiderojnë se është i tillë “ i keq për shkak të politikës që e udhëheq”, deri sa 37 për qind e vlerësojnë të keq për shkak të “tonit, qëndrimit dhe komunikimit”.
Francezët, 69 për qind, posaçërisht e kritikojnë Macron për komunikimin e tij. Mediat franceze kanë njoftuar se Macron ende etiketohet si “presidenti për të pasurit”.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu