Thyhen zyrat e Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë

Mbrëmë gjatë orëve të natës është thyer dera e Klubit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Rasti është paraqitur në polici gjatë ditës së sotme. Me këtë rast është konstatuar se me përdorimin e mjeteve të forta dera është hapur në mënyrë të dhunshme. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Lajm edhe kryetari i SHGM-së, Naser Selmani.

“Në bazë të kontrollit të parë që u bë nga policia, u konstatua se janë vjedhur kaloriferët e klubit, të cilët kanë qenë të shkyçur nga rrjeti”, deklaroi Selmani. Policia është duke marrë masa për ndriçimin e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu