A do të jenë Kurti e Thaçi të njëzëshëm përballë Serbisë?

Përkundër përplasjeve për gati pothuajse dy dekada, shefi i ri i qeverisë, Albin Kurti, për herë të parë ka kërkuar publikisht koordinim me kreun e shtetit, Hashim Thaçi, në fushën e politikës së jashtme.

Kryeministri Kurti ka thënë se koordinimin me Hashim Thaçin po e kërkon për të mos pasur kakofoni në diplomaci. “Unë besoj që tashmë është urgjente që ne të kemi një politik unike në arenën ndërkombëtare që të mos vazhdohet në mënyrën e këtyre 2-3 viteve të fundit. Qeveria e re e Kosovës unë si kryeministër i ri, dua që të koordinohemi edhe me presidentin aktual në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni që me siguri bëhet e dëmshme edhe jashtë vendit dhe brenda vendit, mendoj se sot kjo është detyra më rëndësishme për shtetin tonë e jo atë se ku kush do të jetë pas disa muajsh apo pas një viti”, tha kryeministri Kurti.

Njohësit e kësaj fushe janë të mendimit se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndryshuar dukshëm, duke u shndërruar nga një politikan i pathyeshëm në qëndrimet e tij në një politikan pragmatist, e sidomos pas marrjes së pozitës së kryeministrit. Ndërsa, konsiderojnë se bashkëpunimi Kurti-Thaçi është i pashmangshëm si dhe një lëvizje e duhur në konstelacionet e reja politike të krijuara pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Preteni: Bashkëpunimi Kurti-Thaçi është i pashmangshëm

Musa Preteni në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se shefi i qeverisë ka ndryshuar dukshëm, duke u shndërruar nga një politikan i pathyeshëm në qëndrimet e tij në një politikan pragmatist. Sipas Pretenit, qëndrimi i kreut të qeverisë mbi koordinimin e tij dhe presidentit Thaçi mbi politikën e jashtme është një lëvizje e duhur. “Albin Kurti, tashmë kryeministër i vendit, ka ndryshuar dukshëm, duke u shndërruar nga një politikan i pathyeshëm në qëndrimet e tij në një politikan pragmatist, e sidomos pas marrjes së pozitës së kryeministrit. Qëndrimi i Kurtit mbi koordinimin e tij dhe presidentit mbi politikën e jashtme konsideroj se është një lëvizje e duhur, pasi që ai tashmë mban pozitën më të rëndësishme ekzekutive në vend e mbi të gjitha nuk është më në pozitën e liderit opozitar nga ku luante shumë më ashpër e pamëshirshëm në raport me pushtetin”, ka thënë politologu.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu