Kryeministrja finlandeze: ‘Ëndrra amerikane’ arrihet në vendet skandinave

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, tha se vendet skandinave mund të portretizojnë më mirë “ëndrrën amerikane” se sa Shtetet e Bashkuara.

Ajo në një intervistë për The Washington Post, thotë se çdo fëmijë mund ta arrij atë çfarë të dëshiron.

“Mendoj se ëndrra amerikane mund të arrihet më mirë në vendet skandinave, ku çdo fëmijë, pa marrë në konsideratë historikun e familjeve të tyre, mund të bëhet çfarë të dëshirojë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Ëndrra amerikane” i referohet idesë që çdokush mund të arrijë përparim dhe sukses, ide që e ka origjinën në Shtetet e Bashkuara.

Marin thotë se historia e suksesit e modelit skandinave vjen prej cilësisë së edukimit, kujdesit shëndetësor dhe sistemeve të mirëqenies sociale në këto vende.

Finlandezja shtoi se kjo është një nga arsyet se pse vendi i saj është renditur si një nga vendet më të lumtura në botë.

Në vitin 2019, Finlanda zuri vendin e parë në Raportin e Lumturisë Botërore për të dytin vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Norvegjia, Islanda dhe Suedia.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu