Gjendja shëndetësore e akuzuarit të parë, “Boki 13”, e ka anuluar seancën e sotme gjyqësore për rastin “Reket” dhe e njëjta është caktuar për nesër.
Derisa ka elaboruar anulimin e seancës, gjykatësja ka nënvizuar se nga Burgu i Shuktës e kanë njoftuar gjykatën se i akuzuari, Bojan Jovanovski ka probleme shëndetësore dhe kanë pohuar se i njëjti nuk është në gjendje të marrë pjesë në seancën e sotme.