AAK nesër në mbledhje të jashtëzakonshme, pas paralajmërimit të Kurtit për zëvendësimin e taksës me reciprocitet

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Në njoftimin e bërë për media nga AAK thuhet se, në mbledhje do të diskutohet rreth seancës që planifikohet të thirret në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet qe vijnë nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, AAK bën të ditur se, në mbledhjen e nesërme do të diskutohen edhe hapat e mëtutjeshme që do t’i ndërmerr Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të ministrit Lumir Abdixhiku, për anulimin e dy projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia do ta zëvendësojë me reciprocitet politike, ekonomik e tregtar.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë kryeministri Kurti.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu