Ikën Britania e Madhe, vjen Shqipëria: A mund të kompensohet Brexit-i me Ballkanin Perëndimor?

Vendimi i Komisionit Evropian për të ecur shpejt me procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut tregon se ajo ka humbur mendjen, pretendon John Laughland, ish-profesor në Sorbonne e specialist i integrimit.

“Vala e re e zgjerimit e propozuar, e cila ka qenë në axhendë për vite me radhë, por gjithashtu është ngecur në disa raste, veçanërisht për shkak të kundërshtimit nga Franca, padyshim që supozohet se do t’i japë një impuls të ri BE-së në vazhdën e Brexit. Por anëtarësimi i dy territoreve të vogla, të varfëra dhe me plot krim nga Ballkani, vështirë se mund të kompensojë për BE-në humbjen që ajo ka me një nga shtetet e saj anëtare më të mëdha, një nga kontribuesit e saj më të mëdhenj, si ekonomia e pestë më të madhe në botë”, thotë Laughland.

Ky ekspert i integrimit evropian dhe i së drejtës penale pretendon se Shqipëria ka për dekada ka namin e një qendre të trafikut të drogës.

Maqedonia e Veriut ka një reputacion më të butë por 30% e popullsisë së saj është shqiptare – është vërejtur prej tij edhe paragjykueshëm.

“Për më tepër, kur BE mban samitin e saj të Ballkanit Perëndimor në Zagreb në maj, Kosova thuhet se do ftohet. Një territor i Serbisë që shpalli pavarësinë në vitin 2008, është mbi 90% shqiptar dhe funksionon në mënyrë efektive si një ndihmës i duhur i Shqipërisë. Në të vërtetë, në vitin 2018, Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se dëshironte të shihte Kosovën dhe Shqipërinë të bashkuar deri në vitin 2025, pra brenda afatit kohor të parashikuar për pranimin në BE “, shpjegon Laughland.

Kjo valë e parë e shteteve të reja anëtare është vetëm një pjesë e një plani të diskutuar për integrimin e tërë Ballkanit, përfshirë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në BE.

“Është e pamundur të kuptohet se çfarë përfitimi imagjinon BE-ja nga kompensimi i Brexit-it duke u zgjeruar në pjesën më të varfër dhe më të paqëndrueshme të Evropës, përveç nëse dikush i kushton vëmendje të madhe asaj që thonë vetë vendimmarrësit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi politikën e re në një cicërimë me hashtagun #geopoliticalcommission. Me fjalë të tjera, zgjerimi në Ballkan nuk është drejtuar nga arsyetimi ekonomik, por përkundrazi nga gjeopolitika”, përfundoi Laughland.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu