Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është shprehur se ndjehet mjaftë i lehtësuar pas ratifikimit të protokollit për NATO në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, shkruan infoShqip.
“Seç më erdhi një lehtësim në krahëror sot, pas votimit të protokolit për anëtarësim në NATO në Kuvend, si një barrë që të hiçet nga shpatullat dhe të krijon ndjesinë e të qenurit i plotësuar.
Më në fund jemi në shtëpi, aty ku e kemi vendin, aty ku përkasim, aty ku deshëm të gjithë bashkë të jemi. Urime të dashur vëllezër e motra, urime të gjithëve, u rreshtuam aty ku është Amerika dhe Shqipëria, aty ku na thanë rilindasit tanë se ne përkasim.” – U shpreh Ahmeti./InfoShqip.com