Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë ka informuar në lidhje me operacionet e fundit të forcave turke kundër terroristëve të PKK-së
ANKARA (AA) – Së paku 14 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar gjatë operacioneve të forcave turke në qytetet juglindore të Turqisë, Hakkari, Sirnak, Diyarbakir, si dhe në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë ka informuar në lidhje me operacionet e fundit të forcave turke kundër terroristëve të PKK-së.
Thuhet se aksionet janë kryer në Hakkari, Sirnak, Diyarbakir. Gjatë aksionit në vendin Cukurca, jo larg qytetit Hakkari, ushtria neutralizoi tre terroristë të PKK-së, dhe konfiskoi një sasi të madhe të municionit dhe armëve.
Në qendër të qytetit Sirnak janë neutralizuar së paku shtatë terroristë, ndërsa në Diyarbakir është vrarë një pjesëtar i PKK-së.
Po ashtu në këto qytete është konfiskuar armë. Gjatë aksioneve të forcave turke në rajonin Zap, në veri të Irakut, janë vrarë së paku tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK.