Deri tani janë harxhuar mbi 1.3 milionë euro për gjykimin e rastit “Lagjja e Trimave”

Mbi 1.3 milionë euro deri tani janë harxhuar për procesin gjyqësor “Lagjja e Trimave”, gjegjësisht aq para janë dhënë për sigurone e të akuzuarëve në sulmin e Kumanovës, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve nga Gjykata dhe MPB-ja, deri në maj vitin e kaluar, për organizimin e një seance dëgjimore janë dashur prej 35 000 deri 45 000 euro, por prej kur numri i të akuzuarëve u rrit prej 29 në 37, u rritën edhe harxhimet deri 50 000 euro për një seancë dëgjimore.

Sipas informacioneve zyrtare nga Gjykata Penale, prej në fillim të muajit shkurt deri tani, janë mbajtur gjithsej 27 seanca dëgjimore për këtë lëndë.

Organizimi i seancave është i shtrenjtë për shkak të sigurisë së madhe, në ditën e seancave angazhohen numër më i madh i përfaqësuesëve të MPB-së./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu