Pastroni veshkat me këtë pije natyrale që mund ta përgadisni në shtëpi

Veshkat janë organet që kryejnë disa nga funksionet më të rëndësishme të trupit të njeriut, ku më u rëndësishmi është ai i filtrimit dhe pastrimit të gjakut nga toksinat dhe eliminimin e mbetjeve me anë të urinës.

Përveç ilaçeve, ekzistojnë edhe disa erëza të cilat parandalojnë sëmundjet e veshkave, formimin e gurëve në veshka dhe mbledhjen e toksinave në trup.

Një ndër këto erëza është edhe majdanozi. Ai është shumë i pasur në vitamina, veçanërisht në vitaminat K, A, C dhe në minerale esenciale, siç është hekuri, dhe nga të gjithë këta përbërës varet edhe funksionimi i veshkave. Përveç këtyre, majdanozi ka edhe shumë veti të tjera të cilat përmirësojnë shëndetin tonë. Ja cilat janë këto veti:

Kundër mikrobeve

Ul yndyrat në gjak

Parandalon mbledhjen e toksinave në veshka.

Ul hipertensionin

Diuretik

Antioksidues

Rregullon ciklin menstrual

Në fushën e mjekësisë njihet gjerësisht rezultati që jep majdanozi në trajtimin e gurëve në veshka.

Theksohet se konsumimi i çajit të majdanozit rrit prodhimin e urinës dhe si pasojë shkakton nxjerrjen e kristaleve në veshka jashtë trupit të pacientit.

Për më tepër, çaji i majdanozit pengon thithjen e kripës nga indet e veshkave dhe si pasojë pengon formimin e gurëve në veshka. Dhe gjithashtu lufton ankthin dhe qetëson nervat.

Përgatitja e çajit të majdanozit është e njëjtë me atë të çajrave të tjerë, dhe sipas dëshirës mund t’i shtojmë edhe përbërës të tjerë./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu