Shpend Ahmeti godet politikanët shqiptarë në Maqedoni (VIDEO)

“Përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoni mendoj se është nën nivel dhe ka degraduar tej mase. Kjo situatë e shqiptarëve në Maqedoni nuk është vetëm pasojë e fatit dhe e politikave të shtetit maqedonas ndaj shqiptarëve, por është edhe pasojë direkte e përfaqësimit të dobët në përgjithësi të shqiptarëve edhe në parlament, edhe në qeveri”, kështu ka deklaruar për intervistën Saktë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, transmeton Sakte.net

Ahmeti është shprehur se nuk është koha në një situatë të tillë kur shkelet çdo e drejtë elementare që shqiptarët ta përkrahin parti maqedonase sepse, siç është shprehur ai, nuk do të thotë se Zaev është më i mirë se Gruevski vetëm nëse ka thënë në një tubim “Mirëdita” në gjuhën shqipe. Ai ka thënë se është parimore që të kolaicionohet pas zgjedhjeve me LSDM – në e Zaevit vetëm nëse do të garantoheshin të drejtat e shqiptarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu