Në Strugë fillojnë investimet në prag të zgjedhjeve

Pak ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, autoritetet lokale në Strugë kanë filluar me realizimin e disa projekteve infrastrukturore, rikonstruimin e sheshit Nënë Tereza dhe ndërimin e një objekti të ri shkollor, i cili është donacion nga Turqia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa banorë të Strugës për televizionin Alsat M deklaruan se politika është bërë marketing, dhe se më mirë do të ishte që të bëhen pas zgjedhjeve.

Kryetari i komunës, Zijadin Sela, partie e të cilit LR-PDSH për herë të parë do të marrë pjesë në këto zgjedhje, thotë se bëhet fjalë për realizimin e projekteve që i kishte premtuar në vitin 2013 para zgjedhjeve lokale./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu