Lëvizja BESA vazhdon me aktivitete të shumta edhe gjatë ditës së sotme

Edhe sonte eksponentët e Lëvizjes BESA në tërë territorin kanë vizituar vendbanime të ndryshme duke bashkëbiseduar me qytetarët

Kryetari i BESËS, Bilall Kasami, sekretari organizativ, Adnan Azizi dhe sekretari i departamenteve, Binas Pajaziti bashkëbiseduan me banorët e fshatit Novosellë dhe Siniçan të komunës së Bogovinës.

Sekretari gjeneral, Arjanit Hoxha u takua me nëndegën Liria në Çair.
Nënkryetarët e Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli dhe Abdush Demiri kanë bashkëbiseduar me banorët e Lagjes së Re të Gostivarit.

Nënkryetari, Kastriot Rexhepi bashkë me kryetarin e komunës së Zhelinës kanë bashkëbiseduar me banorët e fshatit Novosellë të komunës së Zhelinës.

Mobilizimi dhe aktivizimi i Lëvizjes BESA vetëm se shkon duke u shtuar gjersa afrohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu