Zbulimi tronditës/ Shqiptarët adoleshentë në Britani po shtiren si fëmijë refugjatë

Migrantët shqiptarë të cilët po hyjnë ilegalisht në Britani duke u paraqitur si fëmijë refugjatë janë duke i vënë në rrezik nxënësit e shkollave dhe familjet birësuese, ka zbuluar një raport i ri tronditës.

Dokumente të zbuluara nga “The Mail on Sunday” tregojnë se drejtorët e shkollave janë detyruar të ndërmarrin “masa disiplinore” kundër azil-kërkuesve të cilët dyshohen të jenë adoleshentë.

Një raport thotë se disa shkolla kanë “refuzuar fëmijët” nën dyshimin se ishin më të moshuar se që deklaronin.

Një studim tjetër ka zbuluar se të rinj shqiptarë janë hequr nga familjet kujdestare për shkak të “sjelljeve të tyre ndaj kujdestareve femra”, ndërsa punëtorët socialë kanë fajësuar “supozimet gjinore të meshkujve shqiptarë”, transmeton Koha.net.

Zhvillimet tronditëse vijnë disa javë pas debateve për moshën e rreth 300 migrantëve që kanë arritur në Britani nga kampi i shkatërruar i njohur si “Xhungla” në Calais të Francës muajin kaluar, ku ka pasur thirrje të shumta që ata t’u nënshtrohen kontrolleve dentare për të përcaktuar moshën tyre të vërtetë.

Por një hetim i kryer nga kjo gazetë, siç transmeton Koha.net, ka treguar se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Gati 500 shqiptarë kanë arritur në Britani vitin e kaluar duke deklaruar se janë fëmijë të vetëm – duke fituar kështu të drejtën e shkollimit, të një familje kujdestare dhe përkrahje shtetërore deri në moshën 25 vjeçare – por gati gjysma e tyre u refuzuan.

Duke qenë se abuzimi është aq i madh, Ministria e Brendshme e Britanisë ka themeluar një operacion sekret për të kontrolluar moshën e vërtetë dhe prejardhjen familjare të qindra azil-kërkuesve të refuzuar në bashkëpunim me autoritetet në vendet e tyre përkatëse ballkanike.

Ditë më parë, Chris Philp, deputeti përgjegjës për procedimin e aplikimeve për azil, ka thënë se është në dijeni për problemet me njerëzit që vendosen nëpër familje kujdestare dhe në shkolla, e që duket qartë se ata s’janë nën 18 vjeç.

“Kjo na shkakton probleme me burimet, na shkakton çrregullime, e madje ka edhe probleme të sigurisë. Duhen bërë kontrolle më rigoroze dhe mendoj se kontrollet dentare janë gjëja e duhur për t’u bërë për t’u siguruar se nuk po mashtrohemi apo po i rrezikojmë fëmijët tjerë”, ka thënë Philp, transmeton Koha.net.

Problemet me Fëmijët e Pashoqëruar Shqiptarë Azil Kërkues (UASC) paraqiten në detaje nëpër disa raporte të Zyrës për Azilkërkim dhe në takimet e mbajtura në dy vjetët e fundit.

Momentalisht janë 433 fëmijë refugjatë vetëm në Londrën Jugore – 214 shqiptarë dhe vetëm 11 sirianë. Pothuajse të gjithë janë meshkuj adoleshentë, gjë që sjell telashe nëpër klasa apo në shtëpi.

Një raport tjetër, gjithnjë sipas gazetës “Mail on Sunday”, thotë se shqiptarët janë “grupi më i madh etnik në Sistemin e të Rinjve Ofendues” dhe ata “kanë prirje për t’u ofenduar edhe mes vete”.

Shifrat e fundit tregojnë se shumë më shumë fëmijë refugjatë paraqiten nga Shqipëria, e cila, sipas gazetës britanike është në rrugë drejt anëtarësimit në BE dhe ku nuk ka asnjë konflikt, sesa nga vendet e luftës, siç është Siria, transmeton Koha.net.

Vitin e kaluar, zyrtarët shtetërorë britanikë kanë marrë 583 vendime mbi azilkërkuesit e rinj shqiptarë, duke pranuar 299 sosh por kanë refuzuar 284 tjerë.

Në pesë vjetët e fundit, 115 nga 218 shqiptarë të cilëve u është bërë kontrolli i detajuar i moshës, janë refuzuar si azilkërkues pasi që është konstatuar se janë më të vjetër se 18 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu