Operacioni i shpëtimit të një skafisti shqiptar në Jon po vazhdon prej 6 orësh me mjetet e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka angazhuar fillimisht dy anije dhe më pas edhe një helicopter Cougar për shpëtimin e tij.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli njoftoi në mesditë se anija “Oriku”dhe një helikopter COUGAR vijojnë të jenë në operacion për kërkim-shpëtimin e shtetasit Arian Jahaj. Moti nuk është në favorin tone, – shkruan ajo në Fb, – por djemtë e Forcave të Armatosura po bëjnë të gjitha përpjekjet.”