LSDM ka bërë të ditur emrat e bartësve të Listave për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Në njësinë numër një bartës liste do të jetë Stevo Pendarovski. Në njësinë numër dy do të jetë ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Bartës liste në njësinë numër tre do të jetë Lupço Nikollovski. Lideri i partisë Zoran Zaev do të jetë bartës liste në njësinë numër katër, ndërsa në njësinë numër pesë Radmilla Sheqerinska. Zëdhënësi i partisë Petre Shilegov do të jetë bartës i listës në njësinë numër gjashtë.
Këto emra duet sot të publikohen në Kongresin e LSDM-së, i cili fillon në orën 14.00.