Trajanov: PSP ka fakte se MPB ka përgjuar me urdhër të VMRO-DPMNE-së

sobranie pratenicki prasanja,pavle trajanov so skrsteni race vo sobranie

Përgjimet në shtet janë bërë me urdhër të VMRO-DPMNE-së. Jam i bindur se Prokuroria Speciale tani më ka prova të mjaftueshme për këtë gjë. Kështu ka deklaruar ish ministri i punëve të Brendshme, Pavle Trajanov në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Ai poashtu ka thënë se për të funksionuar drejtësia në vend, duhet që të thyhetbastioni i quajtur Këshill Gjyqësor.

“Propozoj të ndryshoj përbërja e Këshillit Gjyqësorë Republikan, të rikomponohet kjo përbërje, ndërsa gjithë gjykatësit të përzgjidhen edhe njëherë. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në rastet të montuara, të marrin vendime apo të kenë penguar punën e PSP-së, ata më nuk kanë legjitimitet të ndajnë drejtësinë dhe duhet të braktisin atë funksion”. Ka deklaruar Pavle Trajanov, Kryetar i partisë Lidhja Demokratike.

Ai më tej ka thënë se kjo betejë do të jetë për të qenë ose jo dhe për këtë arsye edhe LSDM duhet të prezantoj informacione të caktuara.

“Kjo është edhe betejë e VMRO-DPMNE, gjegjësisht udhëheqësia do të vihet në dispozicion që të mbetet në pushtet, për arsye se ata luftojnë për lirinë e tyre, për gjithçka që kanë bërë. Ata do të bëjnë gjithçka që deri në zgjedhjet të  mbulojnë krimet e bëra”, tha më tej ai.

Trajanov ka thënë se me zgjedhjet nuk do të mund të mbulohet krimi dhe korrupsioni, ndërsa vlerëson se qytetarët e vendit janë të gatshëm për ndryshime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu