Gjysma e Maqedonisë përdorë “Diazepam” dhe “Leksilium”

Fondi Shëndetësor në Maqedoni njoftoi se numri i qytetarëve që po përdorin kapsulat Diazepam dhe Leksilium, po rritet pa ndalur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto janë kapsula që përdoren për zvogëlimin e tensionit, nervozës, rregullimin e gjumit, për frikë, depresion, disponim të keq dhe gjendje tjera stresuese.

Sipas të dhënave të Fondit Shëndetësor, për këto medikamente në vitin 2010 janë dhënë mbi 1 milionë e 250 mijë recepte, që do të thotë se mesatarisht çdo i dyti qytetar në Maqedoni përdorë së paku një paketim nga këto medikamente.

Por më shqetësues është fakti se receptat e dhëna për vitin 2013 janë rritur në 1 milionë e 600 mijë.

Me këto shifra këto janë medikamentet që konsumohen më shumë në Maqedoni./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu