Astrit Dehari është vëllai Arbënorit, aktivistit tjetër të VV-së që vdiq tragjikisht

Më 11 qershor të vitit 2014, ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbënor Dehari, që është vëllai Astritit që ndërroi sot jetë në Burgun e Prizrenit.

“Arbënori rrjedh nga një familje patriotike me prejardhje nga Kumanova. Ai ishte aktivist i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata. Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në komunikatën për shtyp të VV-së. Prej vitit 2012, i ndjeri ka qenë sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke qenë ndër aktivistët kryesorë dhe më meritorë në fushatën e LVV-së, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato të përgjithshme”, thuhet në kumtesën e atëhershme të VV-së.

Arbënor Dehari humbi jetën tragjikisht duke rënë nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte. Ai ishte aktivist i Vetëvendosjes që nga formimi i saj, si anëtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu