Gruevski paralajmëron ”skenarë të dhunëshem”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar një fushatë të nxehtë dhe të tensionuar parazgjedhore, ku sipas tij do të ketë padi të reja nga Prokuroria Speciale Publike dhe presione ndaj gjykatësve si nga struktura brenda vendit ashtu edhe nga qendra të jashtme. Gruevski paralajmëroi edhe skenare që ai i quajti policore-kriminale, të ngjashme me rastin e zëvendës ministrit Dime Spasov, si dhe skenare të tjera që do të kenë për qëllim frikësimin e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së. Ai këto porosi I përcolli nga takimi i forumit të gruas së partisë që drejton

“Strategjia e dhënë si këshillë nga ana e atyre që LSDM-së i tregojnë cfarë të bëjë, në këtë periudhë zgjedhore do të ballafaqohemi edhe me situata të ngjashme si ai skenari kriminal policor ndaj Dime Spasovit ku fatmirësisht i pamë pamjet dhe gjithcka është e qartë. Pasi dështoi operacioni me prodhuesin e falsifikateve i quajtur Caush, tani nuk duhet të befasohemi nëse në këtë situatë struktura të caktuara në polici krijojnë skenare të këtilla ose të ngjashme me qëllim diskreditimin dhe frikësimin e udhqëheqësisë së VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Gruevski./Almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu