Hillary Clinton ka në plan që të rrisë taksat për të pasurit, kurse Donald Trump kërkon t’i ulë. Ky është ndryshimi më i madh mes dy kandidatëve kryesorë për President në SHBA
Gjithashtu, Trump kërkon që të anulojë reformat e Barack Obamës për sistemin shëndetësor si dhe për Wall Street.
Por, tashmë që nuk ka mbetur më kohë për fushatë, Hillary Clinton duket se udhëheq në sondazhet e fundit.
Këto zgjedhje janë cilësuar si më të hidhurat, më përçarëse dhe të mbushura plot ankth të kohës moderne amerikane. Duke synuar që të zgjidhet e para presidente femër, Clinton do ta mbyllë fushatën në Karolinë e Veriut, që është një shtet i pavendosur.
Kurse Trump do ta mbyllë siparin e fushatës në Michigan, ku shpreson të që marrë një rezultat surprizë.
Rreth 1/3 e votave – të paktën 41 milionë në 48 shtete – janë numëruar në votimin e parakohshëm, raporton “Associated Press” dhe ekziston ende mundësia që Clinton të humbasë.
Pavarësisht se udhëheq sondazhet, ekspertët thonë se Hillary nuk është në një pozicion të sigurt. /Albeu.com/